Kamza rinovon me portierin, ka edhe një apel për klubet e tjera

25 Dhjetor 2018
12:16
Alfred Lleshi
back button

Kamza duket se ka gjetur qetësinë, me emërimin e trajnerit Ernest Gjoka. Kjo vjen nga kthesa e bërë e skuadrës në ndeshjet e fundit, ku nuk kanë munguar edhe rezultatet pozitive. Natyrisht, rreziku i mbijetesës në Superiore mbetet evident, por entuziasmi është rikthyer. 

Drejtuesit e klubit kanë festuar me lojtarët mbylljen e këtij viti, për t’u angazhuar në vijimësi në merkato. Tashmë është zyrtarizuar rikthimi i Vangjel Zguros te Kamza, ndërsa pritet edhe ndonjë përforcim tjetër. Paralelisht me këtë punë, presidenca ka rinovuar kontratën me portierin Ilir Avdyli, i cili duket se ka bindur në dy fazat e para të kampionatit. 

Ja njoftimi i bërë me këtë rast: “Ilir Avdyli rinovon kontratën me skuadrën tonë. Ndërkohë, iu bëjmë thirrje mediave dhe klubeve të tjera se të gjithë lojtarët e tjerë që lakohen janë në kontratë me klubin tonë. Kamza nuk është një “supermarket” i hapur për këdo. Për çdo interesim do t'ju luteshim që, sipas rregullave, të "trokasin" në dyert tona”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit