Kanadaja shkruan historinë, fiton për herë të parë trofeun e Kupës Davis

28 Nëntor 2022
15:18
Telesport
back button

Kanadaja fitoi për herë të parë në historinë e saj trofeun e Kupës Davis, eventi më i rëndësishëm ekipor i tenisit për meshkuj. Në turneun e zhvilluar në Malaga (Spanjë), kombëtarja kanadeze mundi 2-0 në finale atë australiane.

Vendimtare dy ndeshjet e lojës teke, ku Denis Shapovalov mposhti 2-0 Thanasi Kokkinakis, ndërsa kanadezi tjetër Felix Auger-Aliassime, mundi po 2-0 Alex De Minaur. Përvec këtyre dy tenistëve, në kombëtaren kanadeze janë edhe Gabriel Diallo, Alexis Galarneau dhe Vasek Pospisil.

Në gjysmëfinale, Kanadaja pat eliminuar 2-1 Italinë, ndërsa Australia mundi po 2-1 Kroacinë. Në vitin 2019, Kanadaja pat shkuar deri në finale, ndërsa këtë vit arrin të triumfojë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit