Kandidati për trofeun MVP “ëndrra në sirtar” e merkatos së Lakers

21 Maj 2019
20:00
Telesport
back button

Lakers po mendojnë të bëjnë goditjen e madhe në merkaton e verës. Sipas “Newsday”, ekipi kalifornian ëndërron të sjellë në Los Anxhelos basketbollistin grek Giannis Antetokounmpo, që aktualisht luan me Milwaukee Bucks. Një transferim që pritet të ndodhë në verën e vitit 2021, kur basketbollisti grek të jetë “free agent”.

Afrimi i Jason Kidd në stafin e ekipit kalifornian ka si qëllim edhe këtë transferim. Kidd aktualisht do të qëndrojë pranë të riut Lonzo Ball, që ka nevojë të ketë një profesor afër që ta orientojë. Gjithsesi, Kidd do të ketë edhe misionin e vështirë të bindë Antetokunmpo që të transferohet te Lakers.

Kidd e ka trajnuar basketbollistin grek në 3 sezonet e tij të para në NBA (2013-2016). Për Lakers nuk ka për të qenë aspak e lehtë të bindë Antetokunmpo të transferohet në Los Anxhelos, duke parë se Milwaukee është një ekip i destinuar të luajë në nivele të larta për shumë vite. Ndërsa Lakers janë ende duke ndërtuar një ekip pretendent, që ka si lider LeBron James.

Antetokunmpo është një nga 3 basketbollistët kandidatë për trofeun MVP këtë sezon, bashkë me James Harden dhe Paul Goerge. Ndërsa skuadra e tij Mileaukee është në finalen e Konferencë së Lindjes, ku udhëheq 2-1 serinë e ndeshjeve ndaj Toronto.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit