“Kanë bërë diçka të pabesueshme”, Klopp: Duket se është e shkruar

6 Maj 2022
17:15
Denis Hakanaj
back button

Një finale e kërkuar nga fati. Kështu Jurgen Klopp. trajneri i Liverpool-it, ka folur për finalen e Champions League që skuadra e tij do të luajë kundër Real Madrid me 28 maj.

“Kur kemi humbur finalen e 2018-ës, shpresoja të luaja menjëherë një finale tjetër kundër tyre, por na ka rënë Tottenham-i. Duket e shkruar”, ka thënë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Tottenham-it të Antonio Conte-s.

Real-City: “Ka qenë një ndeshje çuditshme dhe City ka qenë i pafat, por ajo që ka bërë Real-i ka qenë e pabesueshme. Kanë arritur të kalojnë PSG-në, Chelsea-n dhe City-n. Nëse eliminon këto tri skuadra e meriton të jesh në finale. Do të jetë një ndeshje e madhe”.

Kampionati: “Jam i lumtur që do të luaj finalen dhe që do të kem mundësinë ta fitoj trofeun. Por në fillim duhen luajtur disa ndeshje, kështu që do të ishte bukur të mos bëhen pyetje për Real-in deri në atë moment. Do të mendojmë për finalen nga 22 në 28, jo më parë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit