Kane, dëgjo mirë! Ibrahimovic ka një këshillë për ty

21 Janar 2019
21:20
back button

Këshillat e Zlatan Ibrahimovic për të fituar i adresohen të destinuarit, Harry Kane, fituesit të “Këpucës së Artë” në Kupën e Botës “Rusi 2018”, aktualisht i ndalur për shkak të dëmtimit. Pavarësisht cilësive fantastike të anglezit, sipas Ibrahimovic, të cituar nga “Mirror”, Harry Kane mbetet shumë larg fitimit të trofeve, nëse nuk do të ndryshojë drejtim.

Ibrahimovic nuk është kurrë banal, dhe në momentin kur pyetet për recetën që duhet të ndjekë Harry Kane për të fituar, përgjigja është shumë e thatë: “Për të ngritur në qiell trofe të rëndësishëm, Kane duhet të largohet nga Tottenham. Nëse ka ndonjë ambicie për të fituar edhe në Europë, do të bënte mirë të kërkonte diçka ndryshe”, deklaroi Ibrahimovic, që nuk e fsheh vlerësimin e tij për anglezin e Tottenham, edhe pse e shtyn atë të “tradhtojë” Spurs-at.

“E kam parë të luajë kur isha në Angli. Mendoj se është një futbollist i mirë, dhe ende në fazë rritje, por po bën gjëra të mira. Unë e kam thënë gjithmonë, të luash në një klub të madh është më e lehtë të fitosh. Me të gjithë respektin për Tottenham, është një klub normal. Ndaj, mendoj se Harry mund t’ja dalë mbanë, me kusht që të bëjë zgjedhjen e duhur. Në fund të fundit, njerëzit të mbajnë mend për atë që fiton. Nëse ai dëshiron të mbahet mend, atëherë duhet të ndryshojë”, deklaroi Ibra.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit