“Kanë gabuar gjithçka”, Kimmich del hapu kundër klubit

29 Maj 2023
15:23
Denis Hakanaj
back button

Një finale e sezonit absolutisht me shumë të papritura për Bayern Munich që në javën e fundit të Bundesliga-s ka fituar titullin e kampionit të Gjermanisë.

Një moment feste që megjithatë u “shkatërrua” nga lajmi për shkarkimin e Oliver Kahn dhe drejtorit sportiv Hasan Salihamidzic nga klubi.

Në fakt, në mes të festimeve, klubi bavarez ka paralajmëruar ndarjen me dy drejtuesit, duke i lënë të gjithë të shtangur, sidomos për kohën e zgjedhur. Kjo konfirmohet edhe nga fjalët e Joshua Kimmich të marra nga Sport1.

Gjatë festës së Bayern-it në Marienplatz, futbollisti komentoi atë që ndodhi, duke mos fshehur pakënaqësinë e tij për shkak të kohës së zgjedhur nga klubi për komunikimin e shkarkimit të dy drejtuesve:

“Pavarësisht se si mund të vlerësohet situata, klubi mund të kishte pritur 2-3 ditë për ta zyrtarizuar vendimin. Nëse fitoni kampionatin dhe më pas merrni një mesazh si ky, ju jeni në një ashensor emocionesh,” tha Kimmich.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit