Kane i habit të gjithë, hedh paratë për të sponsorizuar një klub anglez

14 Maj 2020
19:35
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi kryesor i Tottenham, Harry Kane, ka blerë të drejtën e reklamimit në fanellën e Leyton Orient. “Kafsha” ka hedhur hapat e parë me skuadrën e Orient dhe ka debutuar me ta në vitin 2011.

Ai ka vendosur të rikthehet aty ku ka hedhur hapat e parë dhe në secilën bluzë nuk do të ketë një logo biznesi, por një mesazh sensibilizues për kauza të ndryshme. Kane ishte 17 vjeç kur iu bashkua kësaj skuadre.

Ai u huazua nga Tottenhami dhe shënoi 5 gola në 18 ndeshje të luajtura. Orienti nga krahu tjetër ka thënë se 10% e çdo fanelle të shitur do të shkojë për bamirësi. “Jam lindur dhe rritur pak kilometra larg stadiumit të Orientit dhe jam shumë i lumtur që u ktheva në klubin që më dha mundësi të debutoja si profesionist”, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit