Kane: Ja pse do të jetë e vështirë kundër Shqipërisë. Atë humbje nuk do ta harroj kurrë

12 Nëntor 2021
14:22
Denis Hakanaj

Harry Kane, sulmuesi i Tottenham, ka folur dje në konferencë për shtyp nga grumbullimi i Anglisë, që sot në mbrëmje do të përballet me Shqipërinë.

“Shqipëria ka tre mbrojtës që luajnë në Serinë A? Do të jetë e vështirë. I analizojmë gjithmonë kundërshtarët tanë dhe e dimë se kanë një strukturë të mirë dhe luajnë mirë në mbrojtje. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, pre një betejë kundër disa mbrojtësve të mirë”, ka thënë Kane.

Sulmuesi i Tre Luanëve është kthyer të flasë edhe për humbjen e pësuar në finalen e Europianit të luajtur në Ëembley kundër Italisë:

“Humbja në shtëpi ka qenë e rëndë. Doa ta kujtoj gjatë gjithë karrierës sime. Është e vështirë ta harrosh një gjë të tillë nëse nuk arrin të fitosh një turne të madh”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit