“Kanë qenë vetëm biseda rastësore, nuk kam marrë kurrë një ofertë nga Ferrari”

2 Tetor 2023
12:36
Telesport
back button

Lewis Hamilton dhe Ferrari janë dy botë që duket se nuk do të takohen kurrë në të ardhmen. Edhe pse është përfolur shpesh për një interesim të “kokëkuqes” për pilotin britanik, kurrë nuk ka ndodhur “martesa” mes tyre.

Duket se marrëdhënia mes Hamilton dhe Ferrari do të mbesë në kuadrin e fjalëve dhe thashethemeve. Ajo që e konfirmon këtë gjë është kontrata e re që 7 herë kampioni i botës në Formula 1 nënshkroi me Mercedes deri në vitin 2025.

Ndërkohë që, dy pilotët aktualë të Ferrari, Charles Leclerc e Carlos Sainz, kanë një kontratë deri në vitin 2024 me makinën italiane. “Nuk kam menduar kurrë në karrierën time që të ndryshoj skuadër”, u shpreh Lewis Hamilton.

Dhe, ju konfirmoj se nuk kam marrë kurrë zyrtarisht një ofertë nga Ferrari. E pranoj që kemi patur disa biseda rastëssore, por te Ferrari njoh mjaft persona. Nuk jam ndjerë kurr gati për t’u transferuar në Itali”, tha Hamilton për “Blick”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit