Kane tregon pikën e dobët të Tottenham: Duhet ta përballojë këtë gjë…

4 Mars 2019
9:27
Alfred Lleshi
back button

Harry Kane i ka bërë thirrje Tottenhamit të mësojë nga ndeshjet e presionit të lartë për t'u bërë pretendent i vërtetë në Premier League. “Spurs” i panë shanset e tyre të pakta për të fituar trofeun që të marrin goditje të madhe në hapësirën e tetë ditëve, duke humbur ndaj Burnley dhe Chelsea, para se të barazonin me Arsenalin.

Sulmuesi i Anglisë pranon se të besuarit e Mauricio Pochettino nuk arritën të dëshmohen në momentet vendimtare, pasi mbetën 10 pikë pas liderit të Premier League, Manchester City, kur kanë mbetur edhe nëntë ndeshje për t’u luajtur.

"Duhet të nxjerrim mësime nga një javë si kjo. Kur presioni është mbi ne, vuajmë. Mendoj se duhet të rritemi në këtë aspekt, duhet të gjejmë një mënyrë për ta bërë këtë, – tha Kane për “Sky Sports”. – Nuk e kemi bërë këtë në vitet e fundit, nuk e kemi bërë as këtë javë dhe këtu duhet synuar ndryshimi. Kjo është pika kthyese, që duhet të përpiqemi ta arrijmë".

“Spurs” do të udhëtojnë në fushën e Borussia Dortmund të martën, me avantazhin 3-0 në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Chamnpions-it. Pra, shkuarja në çerekfinale duket diçka plotësisht e arritshme. 

Kane, i cili ka shënuar 22 gola këtë sezon, tha se kualifikimi do të jetë prova e duhur për të treguar se ekipi i tij ka bërë sadopak progres: "Eliminimi i Dortmundit do të tregonte se jemi në rritje në Europë dhe po bëhemi një ekip më i madh. Është e rëndësishme që të arrijmë në çerekfinale, pasi e kemi provuar këtë raund edhe vitin e kaluar".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit