Kane zbulon dy kundërshtarët më të fortë: “Më të mirët me të cilët jam përballur”

3 Dhjetor 2023
10:30
Denis Hakanaj
back button

Në dhjetëvjeçarin e fundit pak sulmuesi kanë qenë më të mirë se Harry Kane.

Kapiteni i Anglisë është konfirmuar si një nga qendërsulmuesit më të mirë të brezit të tij, dhe pas vitesh te Tottenham është transferuar te Bayern-it.

Numri nëntë i bavarezëve, gjatë karrierës së tij, është përballur me shumë mbrojtës, dhe në intervistën e fundit të dhënë për ESPN ka zbuluar dy kundërshtarët më të mirë me të cilët është përballur.

“Mbrojtësit më të mirë me të cilët jam përballur kanë qenë Terry dhe Chiellini”, ka deklaruar Kane.

“John ishte dinak dhe i zgjuar, jo rastësisht është një nga më të mirët e të gjitha kohërave në rolin e tij. E njëjta gjë vlen edhe për Chiellini-n. E kam pasur pëballë në ndeshjet kundër Italisë dhe Juventus-it: dinte ta përdorte shumë mirë trupin e tij”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit