Kane zgjedh skuadrat favorite për Kupën e Botës dhe bën një super gafë

9 Qershor 2022
17:19
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi i Anglisë, Harry Kane, ka bërë një gafë të veçantë në lidhje me Italinë dhe Kupën e Botës që do të zhvillohet në Katar në fundin e këtij viti.

Ylli i Tottenham-it ka përfshirë në listën e kombëtareve favorite për ta fituar botërorin edhe përfaqësuesen e Roberto Mancini-t, që nuk ka arritur të kalualifikohet.

“Anglia, favorite në Kupën e Botës? Ka shumë skuadra të mira, Gjermania, Franca, Spanja, Italia, është edhe Brazili me Argjentinën”, ka thënë Kane.

“Ka shumë skuadra të mira në të gjithë botën. Për të fituar një turne si Kupa e Botës duhet të jesh në një nivel shumë të lartë për shtatë ndeshje.

“Kështu që këto ndeshje të Nations League janë një përgatitje shumë e mirë dhe shërbejnë pikërisht për këtë, që të përmirësohemi”, ka thënë Kane në konferencë për shtyp.

Italia dhe Anglia janë në të njëjtin grup të Nations League dhe do të përballen të shtunën në mbrëmje për javën e tretë. Axurrët kryesojnë grupin me 4 pikë, ndërsa anglezët janë të fundit me 1 pikë pas dy ndeshjeve të para.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit