KAOS ME ZGJEDHJET: Kosova rrezikon përjashtimin nga UEFA dhe FIFA!

2 Dhjetor 2019
17:34
back button

Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Kosova dhe mediat që kanë shkruar në lidhje me faktin se Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka thënë se FFK duhet të shkoj në zgjedhje pasi ka pasur shkelje në zgjedhjet e zhvilluara me 14.06.2018.

Pasi sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu dhe delegatët, i kanë bërë kërkesë MKRS-së, kjo e fundit ka konstatuar se janë shkelur 3 pika të nenit 39-të të statutit të Federatës së Futbollit Kosovar.

Ministria ka dhënë detaje dhe ka sqaruar gjithçja në një letër që u ka dërguar delegatëve të Kuvendit të FFK-së dhe sekretariatit, sipas “Telegrafi”.

Departamenti ligjor i MKRS-së në bazë të kompetencave të tyre ka hasur në shkelje të statutit kur është zgjedhur kryetar Agim Ademi, përkatësisht është shkelur pika 3 e nenit 39-të, shkruan Inderksonline.

“Vetëm anëtarët e FFK-së mund të propozojnë kandidatin për Kryetar të FFK-së. Propozuesi duhet të protokollojë propozimin në Sekretariatin Gjeneral të FFK-së, në formë të shkruar dhe duke i deponuar së paku 15, nënshkrime të delegatëve legjitim të Kuvendit të FFK-së, me të dhënat e nevojshme, së paku dy muaj para datës së mbajtjes së Kuvendit të rregullt zgjedhor.

Poashtu duhet të parashtrohet programi i punës. Sekretariati i përgjithshëm duhet që t’i notifikojë kandidatët për kryetar të FFK-së, së paku një muaj para mbajtjes së Kuvendit”, thuhet në këtë pikë të statutit ku është vërtetuar shkelja.

Kujtojmë se në bazë të nenit 50 paragrafi 1 dhe nënparagrafi 8 dhe 2 Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit kanë të drejtë ligjore të mbikëqyrin punën e FFK-së.

Ndërkohë, FaktePlus ka kontaktuar me sekretarin e FFK-së, Eroll Salihu, i cili e ka quajtur krejt këtë situatë skandaloze. Fillimisht sipas tij letra i është dërguar dikujt që nuk është fare delegat e ajo është shkruar pa emër e mbiemër. Kjo situatë sipas tij mund të ndikojë që Kosova të përjashtuar nga UEFA e FIFA. “Më së pari shikoni kujt i është dërguar letra, njëfarë Bajram Zeqiri, ai në futsall punon, nuk ka lidhje me delegatë. Ai është thërritur për delegat të Kuvendit e asnjë emër të delegatëve nuk ekzsiston ne letër. E dyta, shkresën e ka lëshuar dikush në Ministri që nuk ka emër as mbiemër, nuk është shërbimi ligjor “.

“Është shkelje drastike, shkelje e rëndë kundër OJQ-ve. Nëse e merr vesh UEFA dhe FIFA, menjëherë do të na përjashtonte”.

Kujtojmë që më 6 korrik të vitit të kaluar, Agim Ademi ishte zgjedhur kryetar i FFK-së me 58 vota për e asnjë kundër. Zgjedhja e tij kishte ardhur pasi një muaj më parë kishte ndërruar jetë kryetari i atëhershëm, Fadil Vokrri. Në korrik të këtij viti Ademi ishte dënuar me nëntë muaj burgim efektiv pasi ishte shpallur fajtor për veprën penale të detyrimit në tentativë.

Fakteplus shkruan se “sipas pretendimeve të prokurorit të EULEX-it, Maarten Groothuizen dhe prokurorit Ilaz Beqiri në pikën e parë të aktakuzës, i pandehurit Ademi së bashku me të dënuarin tjetër Muharrem Rama gjatë periudhës kohore 12  korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar viktimën Dritëro Kadollin, duke e detyruar të njëjtin të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij, respektivisht të bëjnë përfitim të pa drejtë në shumën prej 30.000.00 euro, apo një veturë të tipit “BMË X5”, e cila veturë më pas pretendohej t’i dorëzohej Kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, duke kryer veprën penale detyrimi në bashkëkryerje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit