Kaos në Gjirokastër, Luftëtari braktiset nga presidenti

23 Korrik 2019
9:08
back button

Luftëtari ka disa javë që ka mbetur jetim, i braktisur totalisht nga drejtuesit dhe Bashkia, por tashmë ka ardhur edhe lajmi zyrtar: Grigor Tavo ka vendosur të largohet dhe e ka bërë të ditur vendimin e tij me një letër të hapur ku shpjegon arsyet e përfundimit të financimit të tij te klubi gjirokastrit.

Nje epokë me dritëhije, sepse në vitet e fundit Luftëtari u ngjit në Superiore, evidentoi disa talente të mëdhenj dhe u bë ekipi më simpatik në Shqipëri, por verën e shkuar mori njollën e turpit me trukimin e ndeshjes kundër Ventspils në Europa League dhe më pas klubi u drejtua në mënyrë skandaloze, me afrime e largime pa kriter, borxhe dhe dënime trajneri e lojtarësh me mënyrë qesharake. 

LETRA E HAPUR E GRIGOR TAVOS

"Të nderuar miq, ndiej detyrimin te komunikoj me të gjithe ju që doni me shpirt dhe zemer Luftetarin per te sqaruar situaten e veshtire ku gjendet ekipi yne i zemres. Ne kater vitet qe kam drejtuar Luftetarin, jam krenar qe kemi arritur suksese qe edhe vete nuk i prisja. Kur fillimisht nisa te investoj për kete skuader, mendoja thjesht qe te ktheja Luftetarin aty ku i takonte, ne eliten e futbollit shqiptar. E realizuam kete qe ne vitin e pare pas shume sakrificash e vujatjesh, dhe arritem te festonim ate sukses. Ne tre vitet tona ne Superlige, siguruam pjesemarrjen historike ne Kupat e Europes, por mbi te gjitha beme qe gjithe Shqiperia te fliste me superlativa per Luftetarin dhe futbollin e tij. Miq,sinqerisht qe sporti dhe vecanerisht futbolli ne kohet qe jetojme kerkojne shume sakrifica, mundim e investime. Ne keto kater vite edhe pse kemi nje shoqeri aksionere, me disa ortake, Luftetari eshte mbeshtetur dhe financuar vetem nga Grigor Tavo. Nuk mund te harroj ne kete rrugetim edhe Bashkine e Gjirokastres, e cila deri tani ka permbushur cdo obligim te sajin dhe ka plotesuar me se miri detyrimet dhe investimin qe i takon si aksioner tek K.F Luftetari. I gjendur ne nje situate ku te gjithe aksioneret nuk e mbeshtesin Luftetarin as ne kuotat qe u takon si nje shoqeri aksionere, e kam te pamundur te vijoj drejtimin e skuadres dhe shoqerise ne teresi. Eshte nje vendim teper i dhimbshem per mua dhe jo vetem. Do te largohem nga presidenca e Luftetarit per ti hapur rruge investitoreve te rinj, qe ndoshta mund te bejne me shume per kete skuader dhe keto ngjyra qe secili prej nesh i ka ne zemer. Dua qe ne kete moment te falenderoj te gjithe bashkepunetoret e mi, miqte qe me kane mbeshtetur dhe vecanerisht tifozerine e mrekullueshme gjirokastrite, e cila na ka qendruar prane ne cdo hap. Doreheqja ime kurrsesi nuk mund te shihet si nje braktisje, por vjen per te hapur rrugen e investimeve ne skuader per te mundesuar nje ecuri sa me te mire, pasi Luftetari eshte me i rendesishem se cdo president apo drejtues. Dua ta mbyll kete komunikim me premtimin qe gjithmone do te jem tifozi numer nje i Luftëtarit. Sinqerisht, Grigor Tavo". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit