Kaos në Serinë A: skuadra italiane jashtë Champions League

18 Mars 2023
15:34
Denis Hakanaj
back button

Seria A Formula Champions, kështu mund ta përmbledhim finalen e sezonit futbollistik në Itali. Shorti për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet i dha Milanit, Napolit dhe Interit një shans të madh për të arritur në fund të eventit.

Dhe në kampionat, me Axurrët tani në rrugën e tyre drejt titullit, ndoshta arsyeja kryesore e interesit do të jetë të kuptojmë se kush do të fitojë vendet e mbetura për vitin e ardhshëm në Champions, në një garë që nuk ka qenë kurrë kaq e pasigurt.

Me një të papritur të bujshme përpara: kushdo që e mbyll sezonin në vendin e katërt në renditje rrezikon të përjashtohet edhe nga kompeticioni kryesor evropian. Arsyeja është e natyrshme në një pjesë specifike të rregullores së UEFA-s. Katër skuadrat e para në renditjen sipas kombeve, mes të cilave është Italia, kanë të drejtën e katër skuadrave në fazën e grupeve.

Me mundësinë e rritjes së tyre në pesë, në rast se fituesi i Europa League apo Champions League, i destinuar për t’u kualifikuar direkt në edicionin e sezonit të ardhshëm, nuk do të kualifikohet përmes kampionatit.

Prandaj mund të ndodhë një skenar mjaft i veçantë, por plotësisht i besueshëm: nëse Champions League dhe Europa League do të fitoheshin nga dy skuadra italiane që të dyja jashtë katër vendeve të para në renditjen e kampionatit, ekipi i vendit të katërt do të ‘zbriste’ automatikisht në Europa League.

Me pak fjalë, vendi i katërt mund të jetë një pozicion i pakëndshëm dhe jo i mjaftueshëm për të siguruar një kualifikim në Champions League. Skenarë të ndryshëm të mundshëm, ja kush mund të rrezikojë përjashtimin.

Me Napolin dukshëm të sigurt nga çdo surprizë në këtë kuptim, mund të jetë Milani ose Interi që rrezikojnë mbi të gjitha, në rast se njëra nga ekipet fiton Champions League duke mos u pozicionuar mes katër të parëve në kampionat dhe nëse Europa League fitohet nga një mes Juventusit adhe Romës, me këto dy të fundit jashtë katër vendeve të para.

Më pas diskutimi shtrihet natyrshëm te bardhezinjtë dhe verdhekuqtë, por edhe te Lazio e Atalanta, të cilët për më tepër janë jashtë kupave dhe ndaj duhet detyrimisht të bëjnë tifoz kundër këtij eventualiteti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit