Kaos në Spanjë, La Liga pezullon katalanasit

18 Janar 2019
23:09
Denis Hakanaj
back button

Po bëhet gjithnjë dhe më dramatike situata e Reus Deportiu, skuadër e kategorisë së dytë të futbollit spanjoll, e cila po kalon një moment të vështirë financiar që duket i pazgjidhshëm dhe që ka lënë ekipin me vetëm 12 lojtarë. 

Pas pushimeve të fundvitit, aktiviteti duhej të kishte rifilluar më 19 janar me fillimin e fazës së dytë, por këtë të premte Reus, ekip katalanas, ka qenë në qendër të një mundje krahu mes federatës dhe La Liga-s.

E para ka miratuar vazhdimin e aktivitetit, por pak orë më mbrapa gjykatësi sportiv i La Liga-s ka dhënë urdhrin për pezullimin e ekipit të parë dhe të dy formacioneve të para të ekipeve të moshave për gjithë fazën e dytë. 

Gjykatësi e ka motivuar marrjen e vendimit në këtë moment me faktin se, pas përfundimit të fazës së parë, të gjitha skuadrat e kampionatit ishin ndeshur një herë me Reus dhe kjo bën të mundur që të ruhet rregullsia e turneut. 

Ekipi i parë që do të përfitojë nga ky pezullim është Las Palmas, që ka komunikuar mbrëmjen e së premtes se nuk do të shkojë në Katalonjë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit