KAOS NË ZVICËR: Një shqiptar i infektuar me Covid-19 mund të bëhet shkak për ndërprerjen e kampionatit!

13 Korrik 2020
12:48
Telesport
back button

Klubi zvicerian, Zurich, është kthyer në një vatër epidemie në Zvicër pasi plot 9 pjestarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, teksa i pari që u verifikua ishte shqiptari Mirlind Kryeziu, edhe pse ka dyshime të ketë qenë ai pacienti “zero” në skuadër.

Mirlind Kryeziu: Jam krenar që luaj për Kosovën - Albinfo

Janë plot gjashtë futbollistë dhe presidenti Ancillo Canepa që pas tamponit kanë rezultuar të prekur nga koronavirus pas ndeshjes së zhvilluar gjatë javës me Neuchatel Xamax. Vazhdimi i Super League zviceriane është në rrezik dhe nëpërmjet “Blick”, presidenti i Sion ka kërkuar mbylljen e kampionatit.

Image

“Kampionati duhet të mbyllet menjëherë! Shtyrja e Zurich-Sion dhe Basel-Zurich krijon problem jo lehtë të kalueshëm. Kemi vendosur Kupën e Zvicrës në gusht sepse në nivel mjekësor nuk mund të luhej çdo 2 ditë”.

“Pra, si do të rikuperojmë ndeshjet? Kjo duke ditur se UEFA kërkon që kampionatet të mbyllen brenda 3 gushtit dhe në 5 gusht Basel luan edhe Europa League”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit