Kaos para ndeshjes së Champions-it, arrestohen arbitrat e VAR-it

6 Gusht 2024
17:38
Denis Hakanaj
back button

Zyrtarët e Var të ndeshjes Dinamo Kiev-Rangers, e vlefshme për fazën kualifikuese të Champions League, thuhet se janë arrestuar për vjedhjen e një tabele rrugore disa orë përpara ndeshjes.

TVP Sport raporton se Frankowski dhe Musial – dhe një individ i tretë – u kapën duke vjedhur një tabelë rrugore nga policia në orët e hershme të mëngjesit.

Ata raportojnë se të dy zyrtarët u arrestuan në orën 1.43 për ‘shkatërrim të infrastrukturës rrugore në gjendje të dehur’.

Të dy zyrtarët janë pezulluar nga UEFA për ndeshjen.

Si gjithmonë për ndeshjet e UEFA-s, ekipi i arbitrave konfirmohet 48 orë para takimit.

Arbitri kryesor i VAR për ndeshjen do të jetë polaku Tomasz Kwiatkowski, me Pawel Malec në rolin e asistentit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit