Kaos te Chelsea, blerjet e mëdha të janarit mund të mbeten jashtë skuadrës

20 Janar 2023
15:31
Denis Hakanaj
back button

Chelsea nuk është në një situatë të mirë në Premier League, por në klasifikimet e shpenzimeve të bëra në merkato është sigurisht klubi i parë në botë. Madje, në sesionin e janarit, duke marrë parasysh blerjet e Mudryk, Badiashile, Andrey Santos dhe dell’ivoriano Fofana (duke përjashtuar negociatat për Madueke të PSV), Blues kanë shpenzuar më shumë se të gjithë katër kampionatet e tjera kryesore të Europës të marrë bashkë.

Shumë më shumë. Dhe blerjeve iu shtohet edhe huazimi i Joao Felix, që do t’i kushtojë në total Chelsea-t 20 milionë euro për pak muaj. Por, edhe pse mund të duket e çuditshme, problemi i klubit londinez nuk janë paratë.

Në fakt, shqetësimi më i madh për klubin janë listat e UEFA-s, duke parë se Blues janë kualifikuar në 1/8-at e Champions League dhe tani duhet të gjejnë një zgjidhje për listat që duhet t’i dërgojë federatës europiane.

Siç ka shpjeguar Mundo Deportivo, në fakt, Chelsea ka vetëm një vend në dispozicion për ta vendosur në listë. Klubi nuk mund të regjistrojë më shumë 17 lojtarë që nuk kanë dalë nga skuadrat e tyre të moshave (duhet të jenë të paktën 4) dhe që nuk janë anglezë (4 të tjerë).

Dhe londinezët kanë më shumë se 17 “të huaj” pas merkatos së dimrit. Domethënë, nëse për një nga futbollistët e lartpërmendur kishte vend, sepse në shtator janë regjistruar 16, për sa i takon dy të tjerëve duhet gjetur një zgjidhje.

Për të regjistruar Mudryk, Badiashile dhe Joao Felix do të duhet të shiten (ose të përjashtohen nga lista) dy lojtarë që janë pjesë e listës së të “huajve”. Një prej këtyre që mund të sakrifikohet është Christian Pulisic, i cili nuk ka qenë shumë i kënaqur me qëndrimin në stol muajt e fundit, por edhe që është jashtë skuadrës prej disa javësh për shkak të disa problemeve në gju.

Megjithatë, nëse Blues nuk do të arrijnë ta shesin ose huazojnë, amerikani do të qëndrojë në Cobham si i përjashtuar nga lista e Champions-it, një situatë që nuk do të ndihmojnë harmoninë në skuadër.

Pa harruar se edhe duke përjashtuar Pulisic do të duhej të largohej edhe dikush tjetër. Në këtë rast, emri është ai i Pierre-Emerick Aubameyang, i cili ka një tjetër problem më të madh.

Duke parë se ka luajtur në këtë sezon me Barcelona-n dhe Chelsea-n, ai mund të kthehet te katalanasit ose të transferohet te një kampionat që fillon në vitin 2023 (si MLS), përndryshe nuk mund të zbresë në fushë për FIFA-n. Një situatë delikate për londinezët dhe trajnerin Potter.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit