Kaos te Lazio për pagat, përballje e ashpër mes Lotito dhe ekipit

19 Maj 2020
9:49
Alfred Lleshi
back button

Orët e fundit te Lazio ishin të nxehta, të karakterizuara nga shqetësimet e lojtarëve për çështjen e pagës, e cila rrezikon të bëhet një barrë e vështirë për t’u menaxhuar nga presidenti Claudio Lotito. Siç është raportuar nga “Gazzetta dello Sport”, në orët e vona të pasdites së djeshme, në Formello, ka pasur një konfrontim dyorësh, me tone mjaft të larta, midis presidentit bardhekaltër dhe ekipit.

Futbollistët me padurim kanë kërkuar shpjegime të karakterit ekonomik. Lotito do të përsëriste gatishmërinë e tij për të respektuar udhëzimet e pagave të urgjencës prej Coronavirus, të përcaktuara pas një votimi në Ligë. Kjo do të thotë: asnjë pagese mujore për marsin dhe prillin, me rrezik serioz që edhe ato të majit dhe qershorit të mos jepen, nëse kampionati nuk do të të rifillojë.

Të hutuar, për ta thënë sa më butë, lojtarët kanë avancuar me ankesat e tyre, ndërsa zgjidhja e situatës duket mjaft e ndërlikuar. Me gjasë, një vendim përfundimtar do të vijë në ditët e ardhshme, kur të zhvillohet një mbledhje e re.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit