Kaos te Valencia, ikin trajneri dhe drejtori sportiv!

30 Qershor 2020
17:39
Telesport

Valencia nuk po kalon një moment të mirë dhe kjo duket te rezultatet dhe ambjenti, teksa Peter Lim që e bleu në vitin 2014 vetëm sa ka krijuar kaos dhe nuk ka sjellë zhvillimin dhe rritjen që pritej.

Valencia është në vendin e tëtë në La Liga dhe ka humbur 3 nga 4 ndeshjet e fundit. Kështu, trjaneri Albert Celades është shkarkuar pas 9 muajsh (thuhet se do të vijë Valverde, ish i Barcelonas) dhe pas tij ka ikur edhe drejtori sportiv Cesar Sanchez (drejtuesi i gjashtë që ikën në këto vitet e fundit).

Voro Gonzales do zëvendësojë Celadesin e shkarkuar deri në fund të sezonit, dhe kjo ëshrtë hera e 6 që ai merr drejtimin e përkohshëm të Valencias.

Drejtori sportiv dha dorëheqjen menjëherë pasi trajneri u shkarkua, pasi i kishte premtuar ekipit se trajneri do qëndronte deri në ndeshjen e ardhshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit