Rrëmujë e madhe para finales së Champions League që duhej të kishte filluar të luhej tashmë në Sted de France të Parisit.
Pas një njoftimi të parë nga ana e UEFA-s për shtyrjen e ndeshjes me 15 minuta, tani ka ardhur një njoftim i dytë që ka bërë të ditur se sfida do të fillojë në 21:30.
Liverpool fans climbing into stade de France tonight 😳 pic.twitter.com/qFsKIvI2Sd
— Football Fights (@footbalIfights) May 28, 2022
Më pas ka ardhur një njoftim i tretë që ka lajmëruar se ndeshja do të fillojë më 21:36. Një vonesë e shkaktuar nga rrëmuja e krijuar jashtë stadiumit me tifozët e Liverpool-it që kanë vështirësi të hyjnë në stadium.
Vështirësi kjo e krijuar nga tifozë të tjerë të klubit anglez që po provojnë të hyjnë brenda impiantit me forcë, duke mos patur një biletë me vete.
🏆⚽️ #UCLFinal ¡ÚLTIMA HORA!
‼️ Aficionados del @LFC están saltando las vallas y burlando al personal de seguridad en el acceso al Stade de France
📹 vía: @antonmeana pic.twitter.com/LNnq3nmXjz
— Carrusel Deportivo (@carrusel) May 28, 2022
Formacionet zyrtare
LIVERPOOL (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konatè, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Thiago; Diaz, Salah, Mane. Trajner: Klopp.
REAL MADRID (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militão, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modrić; Valverde, Benzema, Vinícius Júnior. Trajner: Ancelotti.