Kapen 30 kg hashash në Milano, gjithçka “e lidhur” me pamjen e Hakimit!

5 Tetor 2022
19:09
Telesport
back button

Është një ngjarje surreale e ndodhur në Milano, ku policia sekuestroi 30 kg hashash të ndarë në blloqe me fytyrën e riprodhuar të futbollistit Achraf Hakimi, aktualisht te PSG, por me një të shkuar të afërt te Inter, qe e bleu ate nga Real Madrid.

Një 31-vjeçar maroken u arrestua dhe hetuesit mundën ta ndalonin pas një shkëmbimi me dorë me një klient. Në një çantë u gjetën edhe 11 mijë e 500 euro para cash dhe në një kuti më pas u gjurmua sasia e madhe e drogës me figurën e mbrojtësit të krahut, dukshëm pa lidhje me faktet.

I konsideruar si një nga mbrojtësit e djathtë më të fortë të gjeneratës së tij, ai u rrit në sektorin e të rinjve të Real Madridit, me të cilin bëri debutimin e tij profesional. Me Blancos ai fitoi një Superkupë të Spanjës (2017), një Ligë të Kampionëve të UEFA-s (2017-18), një Superkupë UEFA (2017) dhe një Kupë të Botës për Klube FIFA (2017).

Nga viti 2018 deri në vitin 2020 ai luajti për gjermanët e Borussia Dortmundit, duke fituar një Superkupë të Gjermanisë (2019). Nga viti 2020 deri në vitin 2021 ai luajti për Interin, me të cilin fitoi një kampionat italian (2020-21) dhe në vitin 2021 u transferua në Paris Saint Germain ku fitoi një kampionat francez (2021-22).

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit