Kapiten mes kontestimeve, Xhaka: “Ishim shumë të frikësuar!”

15 Shtator 2019
20:25
back button

I emëruar si kapiten i “Topçinjve”nga trajneri Unai Emery, pavarësisht kontestimeve të fuqishme të tifozëve dhe ekspertëve që komentojnë ndeshjet e Premier League në televizionet britanike, Granit Xhaka nuk bëri dot asgjë për të justifikuar besimin e teknikut e ndryshuar opinionin e të tjerëve.

Përkundrazi, ylli i përfaqësueses së Zvicrës ka zhgënjyer sërish në barazimin 2-2 që Arsenal regjistroi në transfertë ndaj Watford dhe këtë gjë nuk e fsheh as ai vetë në deklaratën e dhënë në përfundim të ndeshjes për “BBC”.

“Jemi shumë të zhgënjyer. Zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë, ndërsa në pjesën e dytë luajtëm aq keq dhe e paguam shtrenjtë. Mund të thuash se jemi të lumtur që morëm 1 pikë”.

“E dinim se ata nuk kishin asgjë për të humbur dhe se do të na sulmonin, por nuk shfaqëm lojën tonë. Ne ishim shumë të frikësuar, askush nuk e donte topin”.

“Çdo skuadër në Premier League është mjaftueshëm e fortë për të shënuar, ndaj duhet ruajtur qetësia. Duhet të ishim të fortë psikologjikisht dhe ne nuk ishim sot”, deklaroi kapiteni i Arsenal, Granit Xhaka.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit