Kapiteni hero i Frankfurtit, luajti gati 90 minuta me këtë dëmtim në kokë (fotot)

19 Maj 2022
14:17
Alfred Lleshi
back button

Sebastian Rode, fjalë për fjalë derdhi gjak, djersë dhe lot në triumfin e Eintracht Frankfurt në finalen e Ligës së Evropës kundër Rangers, të mërkurën. Kapiteni i Frankfurtit pësoi një lëndim të tmerrshëm në duluftimet e ndeshjes, para triumfit 5-4 nga penalltitë, pasi ndeshja përfundoi 1-1 edhe mbas kohës shtesë 30 minutëshe. Ai u godit në kokë nga John Lundstram.

Incidenti ndodhi teksa dy lojtarët u përplasën pak jashtë zonës së Frankfurtit në minutën e gjashtë dhe pati një vonesë të gjatë, pasi Rode mori trajtim mjekësor. Lundstram shkoi për topin me takën e ngritur dhe kapi ballin e Rode, i cili kishte ulur kokën drejt “sferës”.

Menjëherë, 31-vjeçarit i rrodhi gjak nga koka, por luajti me sakrifica, pasi u konsultua me mjekët. Mesfushori gjerman qëndroi 90 minuta në fushë,  para se të zëvendësohej. Por, pavarësisht dhimbjes së kokës, ai mundi të bashkohej me festimet dhe të ngrinte trofeun e “Europa League” pas ndeshjes.

Pas gëzimit, Rode më pas përdori Twitter-in për të treguar shkallën e lëndimit të tij, i cili përfshinte qepje të shumta nga pjesa e përparme e vijës së flokëve deri në ballë. “Gjëja kryesore është të triumfosh!!! Gjithçka tjetër nuk ka rëndësi”, – ka shkruar ai për të shoqëruar imazhin.

Incidenti me Lundstram ishte një pikë diskutimi në fillim të ndeshjes, por shumë besuan se gjyqtari slloven Slavko Vincic bëri zgjedhjen e duhur duke mos e përjashtuar lojtarin e Rangers.

Ish-arbitri Peter Walton tha për “BT Sport” se sfida nuk ishte e denjë për një karton të kuq, kryesisht për shkak të lëvizjes së bërë nga Rode, por Lundstram duhej të ndëshkohej me të verdhë.

Pankina e Frankfurtit bëri apel që Vincic të merrte masa ndaj anglezit, por arbitri dhe VAR-i vendosën kundër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit