Kapiteni i Atalantës plas “bombën: Drama e Bergamos, prej atyre dy ndeshjeve

24 Mars 2020
14:07
Alfred Lleshi
back button

Në një intervistë me “Olè”, Papu Gomez, kapiteni i Atalantës, rrëfeu këto ditë ankthi prej “Coronavirus”: “Të luheshin këto lojëra ishte e tmerrshme. Në atë kohë nuk kishte ende shumë raste dhe askush nuk e dinte se çfarë po bënte ky virus. Ne nuk e dinim shumë mirë seriozitetin e situatës dhe përhapjen e virusit”.

Ajo lojë
“Situata dramatike në Bergamo prej “Coronavirus”, – vazhdoi Papu, – mendoj se është edhe për shkak të ndeshjes së parë kundër Valencias. Në “San Siro” ishin 45 mijë tifozë nga Bergamo, ndërkohë që 120 mijë banorë ka gjithë qyteti ynë. Gruaja ime kaloi tri orë për të arritur në Milano, kur rruga zgjat zakonisht 40 minuta. Kur shkuam në Valencia, të gjithë ishin të qetë, nuk pati kontrolle. Tani, Spanja është vendi i dytë në Europë, me numrin më të madh të të infektuarve, pas Italisë. Një nga të infektuarit e Valencia luajti titullar kundër nesh. Jemi duke pritur të shohim nëse ndonjëri prej nesh tregon simptoma. Për fat të mirë askush deri tani, por të luajturit në këto dy ndeshje ka qenë e tmerrshme”.

Drama e Bergamos – “Në Bergamo, – tha sulmuesi i Atalantës, – është një situatë dramatike, ka shumë të infektuar në ditë, karantina po zbatohet shumë. Ajo që më dëshpëron është se, megjithëse nuk ka pothuajse asnjë person në rrugë, ka akoma shumë raste në ditë në të gjithë Italinë. Spitalet janë plot dhe nuk ka më vend për të sëmurët. Çdo mëngjes ngrihem të shikoj lajmet dhe ato janë gjithmonë të këqija”. Midis shumë miqve të infektuar, edhe dy bashkëkombas, Dybala dhe Pezzella, që Gomez i ka telefonuar ditët e fundit: “Unë fola me Dybala, kur doli çështja “Rugani”. Tani nuk do të dëshiroja ta shqetësoja, por këto ditë do t’i shkruaj përsëri. Edhe me Pezzella fola, kur mbërriti lajmi i pozitivitetit të tij. Ai më tha se ishte mirë, se kishte pasur ethe për një, ose dy ditë dhe tani duhej të respektonte karantinën, por nuk kishte më simptoma”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit