Kapiteni i kombëtares firmos për skuadrën greke të Olympiacos

15 Qershor 2019
20:04
Telesport
back button

Kapiteni i ekipit kombëtar të meshkujve në volejboll Gazmend Husaj, do të luajë në Greqi sezonin e ardhshëm sportiv 2019-2020. Volejbollisti 32-vjeçar, 2.01 metra i gjatë, ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me Olympiacos, lajm që është konfirmuar nga klubi helen në "Facebook".

Një përforcim me shumë vlera për Olympiacos, pasi Husaj është një lider në fushë kudo që luan. Sezonin e fundit ai u shpall kampion në Francë me skuadrën e Turs. “Është kënaqësi dhe nder për mua të jem pjesë e ekipit të Olympiacos, një klub i madh”, thotë Husaj në një deklaratë për ekipin grek.

Do të jap më të mirën time, për të arritur objektivat e përbashkëta. Ne synojmë t’i fitojmë të gjithë trofetë, ndaj dua ta përfaqësoj në mënyrë dinjitoze këtë fanellë, duke shpalosur të gjithë përvojën time”, është shprehur Gazmend Hysaj, kapiteni i kuqezinjve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit