Kapiteni i kthyer në rezervë, te Roma plas çështja! Interi nuhat shansin

8 Nëntor 2019
15:25
back button

Roma humbi 2-1 ndaj Borussia Monchengladbah dhe tashmë shanse për t’u kualifikuar në fazën tjetër në Europa League kanë rënë ndjeshëm por është hapur një tjetër çështje: Alessandro Florenzi. Deri tani, kapiteni verdhekuq ka koleksionuar vetëm 17 minuta në fushë në dy ndeshje dhe është gjithmonë nisur nga stoli 5 herë në pesë ndeshje. Florenzi e nisi si kapiten sezonin duke marrë shiritin e De Rossit, por tashmë ka humbur.

Titullar në 6 ndeshje nga 7 të parat, më pas mungesa për grip dhe pankinat radhazi. Ndeshja e fundit titullar është ndaj Sampdorias, ku Paulo Fonseca humbi për dëmtim Cristante dhe Kalinic. Hierarkitë kanë ndryshuar dhe Spinazzola dhe Santon janë titullarët. Kjo mund të shtyjë kapitenin të kërkojë largimin nga kryeqyteti. Interi ka nuhatur shansin për të marrë Florenzi dhe mund të japë në këmbim Matias Vecino.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit