Kapiteni i Liverpool humb sezonin, Klopp tregon nëse do të ngrejë trofeun

10 Korrik 2020
20:48
Eraldo Harlicaj
back button

Liverpooli ka humbur kapitenin Jordan Henderson për pjesën e mbetur të sezonit. Mesfushori ka patur një dëmtim në gju dhe nuk do të jetë në dispozicion të teknikut Jurgen Klopp për ndeshjet e mbetura të Premier League.

Tekniku ka konfirmuar se lojtari i tij do të ngrejë lart trofeun, pavarësisht se do të jetë i dëmtuar. “Henderson ka një problem në gju dhe lajmi i mirë në të gjithë këtë të zezë është fakti që nuk do të bëjë operim, por mund të them se nuk do të luajë më këtë sezon.

“Ai do të fillojë me ne përgatitjet për sezonin e ri. Ai është një person që i kalon shpejt situatat e vështira dhe do të rikthehet në fushë shpejt. Ai do të ngrejë trofeun e Premier Leagues, e meriton dhe padyshim që do ta ngrejë lart”, – tha Klopp.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit