Kapiteni Insigne dhe ai mesazh që ishte “thelbësor” para kamerave!

23 Janar 2022
18:04
Telesport
back button

Lorenzo Insigne nuk do të jetë më lojtar i Napolit nga viti i ardhshëm. Kapiteni do të veshë fanellën e Toronto FC dhe zgjedhja e tij për të mos rinovuar është në qendër të një debati të madh, si nën hijen e Vezuvit, ashtu edhe mes tifozëve të skuadrave të tjera.

Në fund të vitit, numri 10 i kombëtares kampione Europe do të transferohet në Kanada, ku do të luajë për katër vitet e ardhshme, me opsion për të pestin, me një pagë 7.75 milionë euro me bonuse dhe përfitime të ndryshme..

Negociatat përfunduan në Romë me nënshkrimin e kontratës dhe para shpalljes zyrtare, klubi kanadez postoi në profilin e tij në Twitter videon e golit ndaj Belgjikës në EURO 2020, duke e shoqëruar me një citim të Treccanit për ‘tiraggir’. Pak dyshime, me pak fjalë. Ndoshta askush nuk e priste një situatë të tillë mes Insigne dhe Napolit, por tani do të duhet të shihet sesi do t’ia dalë lojtari, publiku dhe klubi muajt e ardhshëm.

Pas mungesës ndaj Bologna-s për shkak të një problemi, kapiteni sot nuk e ka nisur mes titullareve në ndeshjen ndaj Salernitana-s në stadiumin Maradona, por ka hyrë në fillim të pjesës së dytë në vend të Hirving Lozanos.

Sapo Insigne hyri, menjehere ndryshoi muzika dhe krijoi disa shanse, teksa penalltia e realizuar ishte shperblimi i duhur.

Në ngazëllim e siper, Lorenzo iu drejtua kamerës dhe me dorën në stemë thirri: “Të dua dhe do të dua gjithmonë”.

Numri 24 arriti Diego Armando Maradona (115 gola) në vendin e tretë në renditjen e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave me fanellën e Napolit: përballë tij janë vetëm Marek Hamsik (121) dhe Dries Mertens (144).

Një moment historik i rëndësishëm për këtë djalë, i cili pas pak muajsh do t’i thotë lamtumirë shtëpisë së tij për një eksperiencë të re.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit