Kapiteni Xhaka kundër ekipit: Frikacakë, nuk donin topin!

16 Shtator 2019
11:20
Eraldo Harlicaj
back button

Kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka, ka folur në lidhje me barazimin 2-2 kundër Watford-it. Ekipi i “Topçinjëve” mund të merrte 3 pikët, pasi po fitonte me rezultatin 2-0, por u barazua nga Watfordi në pjesën e dytë. 

Shqiptari ka qenë mjaft i nervozuar me shokët e tij të ekipit, pasi deklaroi pas ndeshjes se ata kishin frikë që të merrnin topin dhe të shënon golin e fitores. 

“Askush nuk e donte topin dhe ne ishim të kënaqur me një pikë. Ne nuk treguam lojën tonë më të mirë në pjesën e dytë, pasi ishim shumë të frikësuar. 

“Çdo skuadër në Premier League është shumë e fortë dhe mund të shënojë, por duhet të tregohesh i qetë dhe të tregosh karakter të fortë. Ne nuk e bëmë”, – tha shqiptari. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit