Kapllanaj lakmon Kupën e Shqipërisë: Më mirë tani se në finale ndaj Tiranës

26 Qershor 2020
12:09
Alfred Lleshi
back button

Pas hedhjes së shortit të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, në prani të përfaqësuesve të klubeve përkatëse, kanë ardhur edhe prononcimet e para. Kështu, presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, e ka vlerësuar kështu kundërshtarin bardheblu, që kryeson edhe Superioren, madje është favorit absolut për titullin kampion:

“Më mirë që ramë në gjysmëfinale me ekipin më të mirë, se sa në finale me tek ndeshje. Normalisht që besoj te finalja e Kupës së Shqipërisë, pasi kemi bërë një rrugë të gjatë, kemi eliminuar rivalë të vështirë si Skënderbeu dhe Laçi. E dimë që Tirana është ekip i fortë, por siç e thashë më parë, më mirë në gjysmëfinale me të se në finale.

Tirana është e fortë, por edhe ne kemi një grup cilësor, po kalojmë një formë të mirë. Normalisht, Kupa është rruga më e shkurtër për të shkuar në Europë, por nuk do të lëmë pas dore as kampionatin. I vetmi zhgënjim që kemi pasur, ka qenë në fillim të vitit, në janar. Atëherë patëm një ecuri jo të mirë, me disa lojtarë larg formës fizike. Me rifillimin e kampionatit po bëjmë paraqitje të mira. Shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit