Kapllanaj shpërthen ndaj gjyqtarit: Të shporret nga Superiorja!

29 Qershor 2020
9:01
Alfred Lleshi
back button

Besnik Kapllanaj, presidenti i Bylisit, ka kontestuar gjykimin e ndeshjes së djeshme me Kukësin, që të tijtë e humbën 1-0, falë një penalltie. Duke folur për emisionin “Fair Play”, numri një i klubit mallakastriot nënvizoi mes të tjerash: “Gjyqtari u bë protagonist, fillimisht duke akorduar një penallti të paqenë kundër ekipit tonë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, gjyqtari na mohoi një penallti të pastër. Është hera e dytë që gjyqtari Andi Koçi bëhet protagonist, pasi edhe në fazën e dytë, kundër Kukësit, na ka mohuar një penallti të pastër.

Andi Koçit i është hequr stema e FIFA-s me “ceremoni”, por ky gjyqtar nuk duhet të gjykojë më në Superligë. Unë do t’iu drejtohem organeve kompetente për këtë gjë. Ne kishim 4 mungesa zyrtare, Ntepe, Mozzone, Murataj dhe Bajramaj, por skuadra luajti mirë. Bylis vuajti pasojat e Kukësit në ndeshjen me Laçin.

Kriza financiare? Probleme të tilla ka gjithmonë në Shqipëri, por deri tani ekipi i Bylisit i ka zgjidhur disi këto probleme. Paga e luftës nga FSHF ishte një ndihmesë e vogël në ato 2 muaj që nuk u luajt futboll. Kupa e Shqipërisë? Kemi eleminuar Skënderbeun me meritë, tani presim Tiranën, ekipin më të mirë për momentin në Superligë. Janë dy ndeshje, besoj se do ta kalojmë me sukses edhe Tiranën”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit