Karl-Johan Johnsson, portieri i Copenhagen falënderon United dhe pret një telefonatë

11 Gusht 2020
15:30
Denis Hakanaj
back button

Karl-Johann Johnsson do ta mbajë mend për një kohë të gjatë ndeshjen e Europa League kundër Manchester United.

Jo vetëm sepse skuadra e tij ka shkuar shumë afër eliminimit të Djajve të Kuq, por kryesisht për paraqitjen e tij rekord.

Portieri i Copenhagen, në fakt, ka qenë autor i disa pritjeve që e kishin bllokuar ndeshjen në 0-0, duke e çuar deri te koha shtesë.

Megjithatë, në fund, një penallti e Bruno Fernandes ka prishur ekuilibrat, duke eliminuar danezët nga kompeticioni. Gjithsesi, tani e gjithë vëmendja është te portieri, i cili shpreson te një telefonatë nga një ekip i madh.

13 pritje, rekord absolut në Europa League.

Asnjë portier, në fakt, nuk kishte arritur të bënte më mirë në Europa League që nga viti 2009-të.

Dhe pas një paraqitje të tillë, ai ka marrë urimet për të ardhmen nga një legjendë si Robin van Persie, i cili ka thënë për BT Sport:

“Duhet të jetë ndeshja më e mirë që ka bërë në karrierën e tij. Ndeshja e jetës. A mund  t’i ndryshojë jetën kjo ndeshje? E shpresoj për të. Mund të jetë protagonist i një transferimi te një skuadër e madhe”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit