Karriera e Sadikut në rrezik, Levante merr vendimin për të

18 Gusht 2019
11:18
Eraldo Harlicaj
back button

Karriera e Armando Sadikut është në rrezik, pasi mund të mos marrë asnjë minutë në 6 muajt e parë te Levante. Elbasanasi nuk ka gjetur ekip të ri dhe duket se do të mbetet në Spanjë, aty ku trajneri Paco Lopez nuk e do në skuadër. 

Numri një i stolit ia ka bërë të ditur, por sërish futbollisti i kombëtares nuk ka gjetur skuadër të re. Ai nuk është përfshirë në listën e futbollistëve të grumbulluar nga tekniku për ndeshjen e parë të kampionatit.
Levante do të luajë sfidën e parë kundër Alaves, ndërsa titullar pritet të jetë shqiptari i Maqedonisë, Enis Bardhi. Ky i fundit është pjesë kryesore e grupit të lojtarëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit