“Karriera ime është e lidhur ngushtë me atë të Federer”

14 Tetor 2020
10:51
Telesport
back button

Falë triumfit ditën e diel në Roland Garros, tenisti spanjoll Rafael Nadal barazoi rekordin e 20 fitoreve në grand slam, që mbahej nga Roger Federer. Tashmë të dy tenistët janë në krye të renditjes, duke i bërë ata dy nga emrat më të mëdhenj të këtij sporti.

Duke folur për këtë rezultat, Nadal tha: “Unë dhe Roger kemi një marrëdhënie të shkëlqyer prej vitesh. Kemi një admirim të madh për njëri-tjetrin. Kemi ndarë së bashku disa nga momentet më të rëndësishme të karrierës tonë. Jemi sfiduar deri në atë pikë, sa kemi krijuar një rivalitet që ka kaluar kufijtë e tenisit”.

Fakti që arrita kuotën e 20 grand slam, duke barazuar rekordin e Roger, është i rëndësishëm për mua. Është një nder i madh, diçka e jashtëzakonshme”, tha Nadal, që udhëheq 24-16 në përballjet direkte me Federer.

Spanjolli e fitoi për të 13-n herë në karrierën e tij grand slam-in e Roland Garros.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit