Karta e kreditit e bllokuar dhe kujdestaria e dy vajzave të tyre, nis përplasja totale Icardi-Wanda Nara

25 Janar 2023
7:46
Alfred Lleshi
back button

Pasi u përpoq më kot të rregullonte marrëdhënien me Wanda Nara, futbollisti argjentinas Mauro Icardi tani është gati për luftë. Sipas thashethemeve të fundit që vijnë nga Argjentina, ish-kapiteni i Interit dëshiron të kërkojë kujdestarinë e përbashkët të vajzave të tij, Francesca dhe Isabella, të cilat janë përkatësisht tetë dhe gjashtë vjeçe.

“Maurito nuk dëshiron që vajzat të shpërngulen përgjithmonë në Buenos Aires, të voglat kanë qenë atje me nënën e tyre prej javësh, ndërsa ai është në Turqi”, – tha gazetari Diego Estevez në programin televiziv “A la Tarde”. Mesa duket Nara ka vendosur të kthehet për të jetuar përgjithmonë në vendin e saj të origjinës, ku është shumë e kërkuar në ekranin e vogël.

Së fundi ka pasur një episod që e ka zemëruar shumë Wanda Narën dhe e ka shtyrë të mos kthehet në Stamboll. Gjatë pushimeve të saj në Uruguaj, në Punta del Este, dyshohet se iu refuzua karta e kreditit. “Icardi i mbylli çezmat dhe asaj nuk i pëlqeu shumë sjellja e tij”, – shtoi gazetari.

Për momentin, Icardi dhe Wanda nuk kanë vendosur ende për vizitat dhe trajtimin ushqimor (përkujdesjen ligjore) për Francesca dhe Isabela, por do të duhet ta bëjnë sa më shpejt që të jetë e mundur nëse synojnë të jetojnë në dy kontinente të ndryshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit