Kashima-Real, japonezët do të kenë një mundësi të dytë

18 Dhjetor 2018
21:20
Denis Hakanaj
back button

Gjysmëfinalja e dytë e Botërorit për Klube do të vërë përballë njëra-tjetrës kampionët e Champions League aziatike, Kashima Antlers, dhe kampionët e Europës në fuqi, Real Madrid. Spanjollët janë favoritë për të siguruar një vend në finale, por mund të mos e kenë aq të lehtë sa mendohet.

Pasi ka siguruar një vend në finalen e Botërorit për Klube në 2016-ën, Kashima është kthyer të marrë pjesë në këtë kompeticion dhe synon t'i krijoj sa më shumë vështirësi të jetë e mundshme Real Madrid-it përsëri. Dy vite më parë, japonezët  kanë kaluar 2-1 në avantazh kundër Real Madrid në finale dhe kanë shkuar shumë afër arritjes së një prej rezultateve më tronditës në historinë e futbollit, por u mundën 4-2 në kohën shtesë.

Kështu, Antlers do të ketë një mundësi tjetër për të shtangur kampionët e Europës në fuqi në gjysmëfinalen e së mërkurës, të siguruar pas fitore 3-2 të marrë kundër meksikanëve të Chivas të shtunën e kaluar. Pas vendit të tretë të zënë në J League, kampionati i Japonisë, dhe pasi është shpallur kampione e Azisë, Kashima është pa dyshim një nga skuadrat më të forta aziatike.

Real, nga ana tjetër, do të kërkojë ta fitojë Botërorin për klube për vitin e tretë radhazi. Spanjollët kanë qenë të pandalshëm në vitet e fundit, siç tregojnë 3 triumfet e njëpasnjëshëm të marrë në Champions League, por nuk po kalojnë një formë të mirë në këtë sezon.

Statistika

– Kashima ka shënuar 2.4 gola për ndeshje në pesë takimet që ka luajtur në Botërorin për Klube.

– Real Madrid do të paraqitet në këtë takim me një mesatare prej 1.18 golash për ndeshje të pësuar në takimet e luajtura deri tani në La Liga.

– Në dy nga tri ndeshjet e fundit që Real Madrid ka luajtur në Botërorin për Klube të dy skuadrat kanë arritur të shënojnë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit