Kampionati Shqiptar

Kastrioti bën blerjen e radhës, Behar Ramadani firmos të premten

Ekipi që po tregohet më aktiv në Kategorinë e Parë është Kastrioti. Krutanët e kanë marrë me shumë seriozitet ndërtimin e ekipit, ndërsa pas firmës me trajnerin Plori, ata kanë nënshkruar me disa futbollistë dhe kanë konfirmuar pjesën e bazës së skuadrës së sezonit të shkuar

Ekipi që po tregohet më aktiv në Kategorinë e Parë është Kastrioti. Krutanët e kanë marrë me shumë seriozitet ndërtimin e ekipit, ndërsa pas firmës me trajnerin Plori, ata kanë nënshkruar me disa futbollistë dhe kanë konfirmuar pjesën e bazës së skuadrës së sezonit të shkuar.

 

Sot është arritur akordi financiar me mesfushorin Behar Ramadani, i cili pritet që të nënshkruajë të premten në Krujë. Ramadani sezonin e shkuar ka qenë pjesë e Mamurrasit, ku me këtë ekip nuk mundi që të dalë në një kategori më lartë, ndërsa në karrierën e tij është aktivizuar me Vllazninë, Luftëtarin dhe Tërbunin.

Elvis Plori pas akordit të arritur me Kastriotin

Elvis Plori pas akordit të arritur me Kastriotin

Alis Boci, Vladan Giljen, Jasmin Raboshta dhe Behar Ramadani janë katër blerjet tashmë të konfirmuara nga Kastrioti. Në ditët në vijim pritet që të zyrtarizohen të tjerë futbollistë, por edhe lojtarë që do të rikthehen, siç është nigeriani Kehinde Amoo Oueje. Të gjitha lëvizjet po bëhen për të arritur objektivin final, që është Superiorja.

[total-poll id=45480]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar