Pas largimit nga Kastrioti, Vilson Lila ka gjetur ekip të ri. Ish-futbollisti i skuadrës krutane, është prezantuar ditën e sotme në Kosovë te skuadra e Gjilanit. Ka qenë vetë klubi që ka prezantuar futbollistin shqiptar, teksa bashkë me ish-mbrojtësin e Kastriotit është prezantuar dhe futbollisti Klejdi Koçi.
"Zyrtare: Lila dhe Koçi bëhen pjesë të Gjilanit. Ditën e sotme skuadra e Gjilanit ka arritur marrëveshje edhe me dy futbollistë të tjerë. Bëhet fjalë për Vilson Lilën dhe Klejdi Koçin.
-Vilson Lila i cili luan pozitën e mbrojtësit të qendrës, vien nga klubi i Kastriotit nga Superliga e Shqipërisë. 29 vjeçari ka bërë karrierë brenda Shqipërisë, ku më parë ishte edhe pjesë e Kukësit.
-19 vjeçari Klejdi Koçi i cili luan pozitën e mesfushorit, vien nga shkolla e futbollit Tirana, KF Therm Tirana ku ndërvite ishte lojtar i dalluar në gjeneratën e tijë dhe kishte spikatur me paraqitjet e tijë në kategorinë e juniorëve në Shqipëri"-thuhet në njoftimin e klubit kosovar