Kastrioti, pak javë larg “fshesës” në ekip

10 Dhjetor 2018
14:58
back button

Tetë transferta, 7 humbje: Kastrioti i këtij sezoni është ndërtuar keq që në verë dhe duket qartë që klubi nuk i kishte marrë masat si duhej për kthimin në Superiore, aty ku vështirësitë janë të mëdha, në çdo drejtim.

Ndryshimi në stol, me emërimin e Stavri Nicës në vend të Plorit, dha efekt pozitiv, sepse loja u përmirësua dhe pikët janë shtuar, por sërish mbijetesa duket mision i pamundur.

Për këtë arsye, në janar pritet revolucion dhe "fshesa" do të presë shumë lojtarë, duke nisur nga të huajt. Kështu, tre futbollistë të rinj nga Kameruni, Duval, Nkembe e Tabortetaka, janë tashmë jashtë planeve të klubit.

Vetëm Tabortetaka ka luajtur pak minuta në Superiore, ndërsa projekti për të afruar të rinj cilësorë nuk është realist, pasi klubi nuk ka kohën dhe financat për t'i pritur këta të rinj që të zhvillohen.

Realisht, dështimi i deritanishëm mund të te merkatoja verore, me afrimet nga jashtë, sepse vetëm Stijepović është futbollist me vlera.

Braziliani Roger ka shkëlqyer deri tani, por është afrur në Shqipëri nga Kukësi, që më pas e xhiroi në Krujë, Okebugëu është marrë nga Partizani, ndërsa Lukman Hussein e ka treguar vlerën e tij sezonin e shkuar te Burreli.

Stavri Nica nuk është i dhënë pas futbollistëve të huaj dhe nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për të punuar me të rinj shqiptarë, ndaj në janar nga të huajt aktualë pritet të mbijetojnë vetëm Stijepović, Hussein, Okebugëu e Roger.

Duke pasur parasysh që 4 të huaj lejohen nga minuta e parë në fushë, Nica zor se do pranojë të afrohen të huaj të tjerë, pe përjashtim të rastit kur një nga lojtarët e sipërpërmendur do të largohet për ndonjë ofertë serioze.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit