Kastrioti ul me këmbë në tokë Vllazninë, ndalen shkodranët

24 Janar 2021
18:48
Eraldo Harlicaj
back button

Vllaznia nuk ka shkuar me shumë se një barazim 0-0 ndaj Kastriotit. Një hap fals për kuqeblutë që nuk ia dalin të marrin pikë të plota në ndeshjen e luajtur në “Loro Boriçi”.

Kuqeblutë nuk i bëjnë dhuratën e duhur trajnerit Brdaric për datëlindjen e tij. Sfida u dominua nga shkodranët, por goli mungoi. Trajneri Ndreu vendosi një ekip shumë të mirë mbrapa dhe nuk u çanë.

Vllaznia merr një goditje në një moment që nuk duhej. Kastrioti konsiderohej një kundërshtar i kalueshëm, por duket se euforia e ndeshjeve të fundit ka ndikuar tek ekipi dhe ambienti shkodran.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit