Basketboll

Kat.1/ Invaders-Eagles, vijon sfida për një vend në Superligë

Sërish ekipet e Invaders dhe Eagles kryesojnë renditjen e Kategorisë së Parë në basketboll për meshkuj edhe pas ndeshjeve të javës së tetë të luajtura sot pasdite. Dy ekipet private të kryeqytetit kanë dalë fitues në përballet e luajtura jashtë fushës së tyre, duke udhëhequr renditjen me nga 15 pikë secili. Të dyja ekipet vijojnë kështu betejën për një vend në Superligë sezonin tjetër, me të pranë që kualifikohet direkt, ndërsa vendi i dytë shkon në play out.

Invaders mundi 63-53 Flamurtarin në Vlorë, një ndeshje me shumë gabime nga të dyja ekipet, por në fund Invaders mori atë që synonte, fitoren dhe dy pikët. E njëjta gjë edhe në Korçë, ku ekipi i Eagles mposhti 72-65 Skënderbeu vendës, duke ruajtur kreun pas një përballje të vështirë. Fiton edhe Elbasani, që mundi 82-67 Apoloninë në Vlorë, një ndeshje mes dy ekipesh që nuk kanë shumë pretendime këtë sezon në kampionat.

Basketboll-Kategoria e Parë Meshkuj, java e 8-të (1 dhjetor)

Flamurtari – Invaders, 53-63

Skënderbeu – Tirana Eagles Basket, 65-72

Apolonia – Elbasani, 67-82

Renditja: Tirana Eagles Basket 15 pikë (7/1), Invaders 15 pikë (7/1), Skënderbeu 11 pikë (3/5), Flamurtari 11 pikë (3/5), Elbasani 11 pikë (3/5), Apolonia 9 pikë (1/7).

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Basketboll