Katar 2022, De Paul bën kërkesën e pazakontë për të fejuarën Tini

28 Korrik 2022
18:52
Denis Hakanaj
back button

Mungon pak nga fillimi i Kupës së Botës 2022. Sipas asaj që është mësuar në programin tv argjentinas Socios del espectaculo, Rodrigo De Paul duket se ka bërë një kërkesë të veçantë për dëshirat e tij personale.

Futbolli i Atletico Madrid duket se ka kërkuar plot dy shtëpi në Katar: një për familjen e tij dhe tjetrën për të fejuarën e re Tini Stoessel.

“De Paul ka kërkuar dy shtëpi në Katar, një për të që do të qëndrojë me gjithë familjen e tij dhe një tjetër për Tini-n, e cila do të qëndrojë vetëm, jo me të tjerët”, ka thënë gazetarja Paula Varela.

Kështu, De Paul nuk ka ndërmend ta privojë veten nga prania e Tini Stoessel gjatë Botërorit në Katar. Me sa duket këngëtarja dhe aktorja argjentinase është gati të lirohet nga të gjitha impenjimet që ka me kusht që të qëndrojë me të fejuarin e saj.

Ndër të tjera në këtë periudhë sportisti është në gjyq me ish-bashkëshorten e tij, modelja Camila Homs, për kujdestarinë e fëmijëve Francesca dhe Bautista.

Gruaja, në fakt, duket se ka patur disa kërkesa që futbollisti i Atletico Madrid nuk ka ndërmend t’ia plotësojë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit