Federata daneze ka marrë sërish një pozicion të fortë për sa i përket Botërorit të Katarit. Pasi iu bashkua “One Love”, një fushate europiane të nisur javën e kaluar që kapitenët të mbanin shirita shumëngjyrësh në formë zemre në ndeshjet e Kupës së Botës për të mbrojtur të drejtat e komuniteteve LGBT, sponsori teknik ka zbritur gjithashtu në fushë.
Sponsori ka prezantuar uniformën e re në prag të Kupës së Botës: një uniformë njëngjyrëshe me një logo shumë të veçantë në shenjë proteste kundër vendit pritës. Shpjegimi është bërë përmes profilit në Instagram.
Një logo e zbehtë. Një sinjal i fortë. “Me fanellat e reja të kombëtares daneze, ne donim të jepnim një mesazh të dyfishtë. Jo vetëm që u frymëzuam nga Euro 92, duke i bërë homazhe suksesit më të madh futbollistik të Danimarkës, por zgjodhëm edhe të protestojmë kundër Katarit dhe menaxhimit të të drejtave të njeriut.
“Kjo është arsyeja pse ne i bëmë të errëta të gjitha detajet për fanellat e reja të Kupës së Botës të Danimarkës, duke përfshirë logon tonë dhe atë të kombëtares. Ne nuk kërkojmë dukshmëri gjatë një turneu që mori mijëra jetë njerëzish.
“Ne e mbështesim ekipin kombëtar danez gjatë gjithë rrugës, por jo Katarin si një vend pritës. Jemi të bindur se sporti duhet t’i bashkojë njerëzit. Dhe kur kjo nuk ndodh, ne duam ta theksojmë”.
Siç raporton skysports, Danimarka prezantoi edhe një fanellë të dytë, këtë herë e gjitha e zezë. Dhe një të tretë, e riemërtuar mëngjes i bardhë. Një zgjedhje për të nderuar punëtorët emigrantë që vdiqën gjatë punimeve të ndërtimit të stadiumeve për turneun. Gjithçka e studiuar gjithashtu për të shmangur gjobat.
Në këtë kuptim rregullorja flet qartë. Rregullat e Kupës së Botës FIFA ndalojnë deklaratat politike në uniformat e skuadrave, tre modelet e fanellave të Danimarkës nuk kanë simbole që përfaqësojnë një deklaratë të qartë.
Denmark's jersey provider #Hummel released a statement on their "toned-down" design as a protest of #Qatar2022
"We don’t wish to be visible during a tournament that has cost thousands of people their lives"
Their 3rd jersey is all black to represent mourning #ForDanmark pic.twitter.com/5gUrblELKh
— BetUS Soccer (@BetUSSoccer) September 28, 2022