Katar 2022, një formulë matematike parashikon finalen dhe fituesen e Kupës së Botës

22 Shtator 2022
20:09
Denis Hakanaj
back button

Argjentina do të fitojë Kupën e Botës 2022 në Katar, e para në histori që do të luhet në vjeshtë. “Verdikti” nuk ka ardhur nga një parashikim i bërë nga ekspertë apo nga disa ndjekës të oktapodit të famshëm dhe të ndjerë Paul, i lidhur në mënyrë të pashlyeshme me triumfin e Italisë në Gjermani 2006.

Parashikimi për triumfin e Seleccion, siç raporton ‘Mundo Deportivo’, nuk ishte as një algoritëm, por diçka e ngjashme, një parashikim matematikor i bërë nga Joachim Klemen, i cili me profesion punon si agjent burse, por që në sektorin e parashikimeve të futbollit krenohet gjithashtu me një të kaluar më se të jashtëzakonshme, pasi tashmë ka parashikuar përmes sistemit të vet të llogaritjeve suksesin e Gjermanisë në Brazil 2014 dhe atë të Francës në Rusi 2018.

Me pak fjalë, Leo Messi dhe të gjithë njerëzit argjentinas shpresojnë që Klemen të gjejë parashikimin e tretë radhazi, për kënaqësinë e një shteti që tradicionalisht jeton me futboll dhe sapo është kthyer për të parë kombëtaren e tij duke ngritur një trofe. Copa America 2021, pas 28 vitesh agjërim.

Argjentina deri më tani ka fituar dy Kupa të Botës, një në shtëpi në 1978 dhe tjetra në 1986 në Meksikë, kjo e fundit e lidhur me kujtimin e bëmave të Diego Armando Maradona.

Klemen, i cili punon për Liberum Capital Ltd., përdori një formulë që kombinonte forcën e skuadrave me variabla socio-ekonomikë, përfshirë GDP-në, të cilat mund të ndikojnë në performancën e ekipeve të ndryshme kombëtare.

Në detaje, sipas përllogaritjes të bërë, Argjentina do të mundë në finale kombëtaren e Anglisë pasi do të eliminojë në gjysmëfinale Spanjën.

Sigurisht që një përqindje gabimi duhet mbajtur gjithmonë parasysh dhe Klemen bën shaka me këtë…: “Meqenëse jam marrë me shërbime financiare, kam mësuar si të gjej justifikime nëse më mungojnë disa parashikime. Nëse e gjej është aftësi, nëse gabohem është faji i dikujt tjetër…”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit