Katar 2022, zbulohet “taksa e mëkatit”

2 Janar 2019
19:02
Denis Hakanaj
back button

“Një arkë me birra? 91.13 euro, faleminderit”. Nëse dikush do ta shikonte veten para një situate të tillë në kasën e një supermarketi, skenarët të jenë disa: në të vërtetë, ndoshta është marrë një avion për të parë direkt Botërorin 2022 që do të zhvillohet në Katar. Duket një çmenduri, por nuk është.  

Në ato anë, konsumi i pijeve alkoolike nuk është vetëm i rrezikshëm, duke parë se abuzimi me to mund të shkaktojë sjellje të pahijshme, por është edhe një mëkat. Për këtë arsye një nga masat e botërorit, edhe pse tre vite para kohe, është taksimi 100% i pijeve alkoolike. 

Lajmin e ka dhënë Sky News që ka bërë disa llogari se sa do të kushtonin pijet e ndryshme. Për shembull, një shishe me xhin do të kushtojë më shumë se 80 euro, ndërsa një me verë do të jetë rreth 20 euro. Mediat e huaja që e kanë mbuluar këtë lajm e kanë quajur “taksa e mëkatit” duke parë se konsumi i alkoolit është i ndaluar nga feja myslimane.  

Një pyetje lind natyrshëm. Taksa duhet parë si një akt mëshire i tipit “ju lëmë të pini me kush që të jepni një kontribut ekstra”, domethënë një lloj dënimi? Apo bëhet fjalë për një masë dinake të atyre që duan të përfitojnë nga mëkati? Ndër të tjera, as të huajt nuk do të mund të pijnë në publik për të respektuar traditën e vendit pritës, por do të krijohen disa zona të veçanta për të shijuar pijet alkoolike. 

Gjithsesi, ata që do të shenzojnë një shumë të majme për të shkuar në Katar dhe për të hyrë në stadium, do të jenë pothuajse të detyruar të mbeten me gojën e thatë, gjithmonë nëse nuk duan të zbrasin llogarinë bankare. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit