Katari, vendi organizator me rekordin më të dobët në historinë e botërorëve

30 Nëntor 2022
10:28
Telesport
back button

Katari, vendi organizator i botërorit të futbollit, mbylli shumë shpejt aventurën e tij në Kupën e Botës, duke mos u kualifikuar pas fazës së grupeve. Nga kombëtarja vendase pritej diçka më shumë nga ky turne, por Katari e mbylli renditjen e Grupit A në vendin e fundit, me 0 pikë.

Asnjë fitore! Një paraqitje që ka zhgënjyer të gjithë, pasi pritshmëritë ishin më të larta, teksa synohej të paktën kualifikimi. Por kjo nuk ndodhi. Për këtë arsye, Katari hyri në histori si vendi organizator me rezultatin më të dobët në një Kupë Bote, në 22 edicione që organizohet ky event futbolli.

Në vitin 2019, Katari triumfonte në Kupën e Azisë, ndaj pritej që Botërori të ishte një tjetër mundësi e mirë për të shkëlqyer. Gjithsesi, tri humbjet në grup (ndaj Ekuadorit, Senegalit e Holandës) ulën me këmbë në tokë stetin arab. Vetëm një gol i shënuar dhe 7 të pësuar!

Në Katar janë të zhgënjyer, pasi invensimi 12-vjeçar që është kryer për të organizuar këtë event nuk dha rezultatin që pritej. Të paktën në fushën e lojës, ku mungoi loja dhe rezultati. Edhe tifozët mbetën të zhgënjyer, duke  u larguar nga stadiumi të mërzitur për mungesën e rezultatit që prisnin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit