Katastrofa ekonomike, zbulohet shifra e frikshem që humbet klubi anglez!

4 Prill 2020
15:27
Eraldo Harlicaj
back button

Premier League është në dyshim se mund të mbyllet, por diçka e tillë do të fuste në kolaps ekipet e kampionatit anglez. Klubi i Burnley-t ka bërë me dije se në rast se kampionati anulohet shifra që mund të humbasin është rreth 50 milionë euro. 

Ata do të humbasin 5 milion euro në rast se i luajnë ndeshjet e mbetura në shtëpi me dyer të mbyllura dhe nëse kampionati anulohet 45 për shkak të të drejtave televizive. 

Presidenti i klubit, Mike Garlic, e ka pranuar diçka të tillë, por mendon se të gjithë së bashku do t’ia dalin ta kalojnë këtë situatë. “Është krejtësisht një situatë e paparashikuar për të gjithë. Ne si klub, tifozët, futbollistët, stafi dhe i gjithë qyteti jemi të gjithë së bashku dhe do t’ia dalim, pavarësisht se ekosistemi i futbollit është në rrezik”, – tha ai.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit