KATASTROFË: Man. United e nis me humbje, Crystal Palace i falet VAR-it (Video)

19 Shtator 2020
20:45
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester United e ka nisur në mënyrën më të keqe sezonin e ri në Premier League. Ekipi i drejtuar nga Solskjaer humbi me rezultatin 1-3 kundër Crystal Palace duke marrë një shuplakë të fortë që në start të kampionatit.

Ndeshja nisi keq për vendasit që pësuan gol që në minutën e 7′ nga Townsend. Ky i fundit mori një top të mirë brenda zonës, pasi mbrojtja e Man. United ishte krejtësisht e përgjumuar dhe nuk e shmangu dot rrjetën e 0-1.

Loja nuk ndryshoi me të kuqtë që nuk patën fuqi të reagonin dhe të përmbysnin ndeshjen. Ata madje pësuan dhe golin e 0-2 në një mënyrë të çuditshme. VAR akordon penallti për miqtë, Ayew e humbet me De Gean që pret mjaft mirë. Gjyqtari rifillon takimin, por pas 2 mintuash rikthen vendimin me VAR. Penalltia përsëritet, pasi De Gea kishte dalë nga vija fatale. Zaha nuk gabon këtë radhë për 0-2.

Van De Beek rikthen në lojë ekipin e tij në të 80′. Holandezi realizon në debutimin e tij me “Djajtë e kuq”, por rrjeta e tij zhvlerësohet shumë shpejt nga Zaha. Ky i fundit shënon sërish për të mbyllur ndeshjen në 1-3.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit